ARKATANA

Arsye për të ngrënë më shumë vezë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe ushqimi shpesh është një modë. Nëse më parë vezët ishin të demonizuara, tani shihen si shpëtim.

Kjo sepse kolesteroli i tyre është i mirë dhe kanë gjithashtu shumë veti të tjera.

Falë një kërkimi shkencor australian të publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’, është arritur në përfundimin se konsumimi i këtij ushqimi nuk shkakton rritje të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

‘E rëndësishme është që të kuptojmë se si t’i integrojmë vezët në regjimin tonë ushqimor, thekson dietologia Amy Gorin në sajtin ‘Prevention’, pasi nëse konsumoni edhe ushqime të tjera me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura, atëherë nuk duhet ekzagjeruar, sidomos nëse vuani nga sëmundjet e zemrës ose hipertensioni.

KV

Nga ana tjetër, vezët mund të bëjnë fare mirë pjesë tek një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe i balancuar.’ Nëse ende nuk jeni të bindur, më poshtë keni 5 arsye të vlefshme për t’i integruar vezët në menunë tuaj të përditshme.

Përmirësojnë shëndetin e truritKolina është një nutrient thelbësor që luan një rol themelor për zhvillimin dhe funksionimin e trurit dhe organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë (një grua ka nevojë për të paktën 425 mg kolinë në ditë, ndërsa një burrë për 550), ajo duhet të merret nga ushqimet dhe në këtë rast veza është një aleat i shkëlqyer sepse një vezë e madhe e zier përmban 147 mg (pjesa më e madhe e saj qëndron tek e verdha).

Mbrojnë shikiminLuteina dhe zeaxantina janë dy antioksidantë që gjenden tek retina, roli i të cilave është të filtrojnë dritën shumë të fortë duke mbrojtur kështu shëndetin e syve, madje edhe të sëmundjeve të lidhura me degjeneracionin makular.

Edhe në këtë rast, organizmin nuk është në gjendje t’i prodhojë vetë këto antioksidantë, kështu që duhen asimiluar përmes ushqimit. Dhe vezët luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.