UBT

Arsimtari Xhelil Behxhet Azemi ishte dritë në arsim dhe frymëzim në veprimtarinë kombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sami Arifi – Lajmi i hidhur për ndërrimin e jetës së arsimtarit të edukatës fizike, Xhelil Azemi nga Sllatina e Epërme-komuna e Vitisë, me 24.06.2024, dhembje e thellë, jo vetëm për familjen e tij, por, për të gjithë atdhetarët e përkushtuar si ai të cilët frymëzuan rininë për kauzën e madhe kombëtare…

Arsimtari Xhelil Azemi ishte i lindur nga një familje me taban atdhetar, Xhelili ishte edukuar në odat sllatinase tradicionale shqiptare, qysh si i ri ishte frymëzua me ide përparimtare liridashëse.

Arsimtari Xhelil Azemi ishte ardhmëria e madhështisë së kauzës kombëtare te gjeneratat e reja duke qëndruar në cilësinë e arsimimit dhe ndërgjegjësimit të rinisë shqiptare, ai ishte i përpikët dhe besnik në fjalë, në punë i pathyer me qëndrimet e tij, dhe mbi të gjitha misionar i ndërgjegjësimit dhe zgjimit kombëtar duke prirë edhe vetë i pari në këtë rreshtim. Prandaj, puna e Xhelil Azemit dhe e vëllezërve të tij që ishin në burg, e Nazimit dhe Dautit, ishin therrë në sy të armikut shekullor serbosllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

RCCOLA

Përcjellja e pushtetarëve pas burgosjes së vëllezërve të tij e largoi prej mësimdhënies, ngase nuk u distancua kurrën e kurrës nga veprimtaria e vëllezërve të tij, ai i kundërshtoi bashkëpuntorët dhe veglat e pushtetit serbo-sllav.

Arsimtari Xhelil Azemi ishte dhe mbeti i zëshëm në kërkesat për të vu rend dhe për të bërë shtet ligjor, edhe se i pagoi familjarisht nga pushteti okupues serbo-sllav me çmim shumë të lartë, ai gjithnjë̈ insiston në fuqizimin e shtetit duke u bazuar në sistemin pluralist politik, sistemin zhvillimit ekonomik që dy sistemet e para të jenë të mbikëqyrura nga sistemi i pavarur juridik, duke e ndjerë madhështinë̈ në sovranitetin kombëtar.

Mungesa e arsimtarit Xhelil gjithmonë do të jetë zbraztësi e veprimit shumëdimensional në rrafshin kombëtar… Qoftë i paharruar kujtimi për arsimtarin Xhelil Azemi, Perëndia e shpërbleftë me Parajsë, pushoftë i qetë në dritën e pashtershme./rajonipress/