UBT

Arsimtari i Edukatës qytetare rrah nxënësen deri në alivanosje, policia interviston të dyshuarin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një prind, banor i fshatit Gërmovë të Vitisë, ka akuzuar arsimtarin e Shkollës Fillore të fshatit se e ka rrahur keq vajzën e tij, e cila nga goditjet e marra është alivanosur. Ai rastin e ka lajmëruar edhe në polici, e cila ka vepruar menjëherë dhe e ka marrë në pyetje arsimtarin, nën dyshimin se ai ka përdorur dhunë fizike ndaj nxënëses njoftoj policia e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ka thënë se është marrë në pyetje arsimtari i lëndës Edukatë Qytetare, që dyshohet se ka rrahur një nxënëse të klasës së gjashtë.

Prindi i vajzës ka thënë se vajza e tij e kishte humbur vetëdijen si pasojë e rrahjes. Njësiti i hetimeve pas marrjes së informatës kanë kontaktuar dhe sjellë në lokalet e stacionit Policor në Viti të dyshuarin.

United Hospital

Ai është intervistuar, po ashtu në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar edhe disa ankues të tjerë, prind të fëmijëve të tjerë.

Pas kompletimit të rastit, i dyshuari është dëgjuar nga Prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e lajmërimit në polici, deri në kompletimin e rastit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.