Arsimtarët gjilanas e konsiderojnë fyerje paralajmërimin për ngritje të pagave prej 4%

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kuvendi i SBASHK-ut dega në Gjilan ka filluar përgatitjet për veprime sindikale. Përpos fyerjeve të njëpasnjëshme, arsimtarët e konsiderojnë fyerje edhe paralajmërimin për ngritje të pagave të punëtorëve arsimor prej 4%. Kjo ngritje për arsimtarët është e papranueshme, sepse është qesharake krahasuar me ngritjen që ia ka bërë vetes, “për kravata dhe këmisha” thuhet në reagimin e Blerim Mehmetit, kryetar i Arsimit parafillor, fillor të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Gjilan.

Reagimi i plotë

Pas deklaratave të fundit të kryeministrit, Kuvendi i SBASHK-ut i komunës sonë, i indinjuar ka reaguar dhe nuk pajtohet me konstatimet e të parit të qeverisë së vendit. Deklaratat fyese të thëna nga kryeministri, nuk i bëjnë nderë kryeministrit si dhe janë të pamatura dhe të pa menduara mirë.

KKVITI

Përpos fyerjeve të njëpasnjëshme, arsimtarët e konsiderojnë fyerje edhe paralajmërimin për ngritje të pagave të punëtorëve arsimor prej 4%. Kjo ngritje për arsimtarët është e papranueshme, sepse është qesharake krahasuar me ngritjen që ia ka bërë vetes, “për kravata dhe këmisha”.

Arsimtarët nuk po e kërkojnë ngritjen e pagave për “kravata e këmisha” por për t`i ushqyer dhe mbajtur familjet e tyre. Kuvendi SBASHK-ut i komunës së Gjilanit unanimisht ka vendosur që të nisen përgatitjet për veprime sindikale dhe janë pajtuar që përmes formularëve të nënshkrimeve të merret autorizimi i anëtarësisë për veprime të nevojshme përfundon reagimi i nënshkruar nga Blerim Mehmeti kryetar i SAF dhe SAM në Gjilan./rajonipress/