ARKATANA

Arsimi shqip i mbijetoi të gjitha stuhitë e kohës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke i bërë një vështrim rrugëtimit të shkollës shqipe, në 127 vjetët e deritashëm, Nazmi Musa, drejtor për Arsim, ka thënë se historia e arsimit tonë, është një histori luftërash dhe përpjekjesh të popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i pavarur.

Në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit, edhe në Gjilan është shënuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit, me një program kulturor, ku fjalë rasti kanë mbajtur drejtori Nazmi Musa dhe nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu.

Duke i bërë një vështrim rrugëtimit të shkollës shqipe, në 127 vjetët e deritashëm, Nazmi Musa, drejtor për Arsim, ka thënë se historia e arsimit tonë, është një histori luftërash dhe përpjekjesh të popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i pavarur.

Hapja e mësojtores së parë në Korçë ishte një rreze drite në errësirën shekullore dhe realizim i një ëndrre të vjetër të shqiptarëve për të pasur shkollë në gjuhën e tyre amtare.

UBT

Shqiptarët, kurrë nuk janë pajtuar me regjimet e huaja, pavarësisht se sa të egër kanë qenë ata. Në kushte shumë të vështira, nga gjiri i popullit shqiptar dolën atdhetarë të mëdhenj e të flaktë, të cilët punuan me shumë përkushtim për hapjen e shkollave në gjuhën amtare dhe përhapjen e arsimit shqip.

Edhe në Kosovë, arsimi shqip u përballë me stuhi të shumta. Shqiptarët në Kosovë, patën periudha të vrullshme dhe të përgjakshme, por nuk u gjunjëzuan në rrugëtimin e tyre për liri, që u kurorëzua më 1999, me luftën tonë çlirimtare dhe ndihmesën e aleatëve, ka thënë Nazmi Musa, drejtor i Arsimit.

Ndërkaq, Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, tha se mirënjohja për mësuesit tanë, të cilët kaluan nëpër një rrugë të vështirë dhe u përballën me sfida të mëdha, është e përhershme.

Jemi të vetëdijshëm se ju nuk po merrni atë që meritoni, tha Kadriu dhe premtoi se qeverisja e re lokale në Gjilan do të punojë në përmirësimin e kushteve në arsim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.