Fundamenti

Arsimi meriton vëmendje më të madhe

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në takimin e mbajtur me mësimdhënës të komunës sonë, i dëgjuam për problemet e shumta që ata kanë dhe shqetësimet që i preokupojnë ata.

Me qeverisjen e re të Lëvizjes, do të krijohen kushte më të mira të punës, dhe mbi të gjitha punësimet partiake e nepotiste gjatë qeverisjes tonë marrin fund. Vetëm kur të kemi profesionistë të fushave, bashkë me sistem të avancuar, sigurojmë arsim më të mirë dhe garantojmë sukses për gjeneratat e ardhshme.

Uji Dea

#përtëgjithashtresat