UBT

Arsimi i lartë, peng i konsensusit politik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Projektligji për Arsimin e Lartë po del më i vështirë se ai për Ushtrinë e Kosovës, pasi për kalimin e këtij Projektligji kërkohen dy të tretat e votave të shumicës dhe dy të tratat e pakicës. As ky Projektligj nuk mund të kalojë në Kuvend pa marrëveshje politike ndërmjet mazhorancës dhe pakicave.

Projektligji për Arsimin e Lartë po i përngjan problemit të formimit të ushtrisë së re, pasi që për kalimin e këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës kërkohet marrëveshje ndërmjet spektrit politik, shumicës shqiptare dhe shumicës së pakicave.

Miratimi i Projektligjit për Arsimin e Lartë, i cili është dërguar në Kuvend tash e sa kohë, varet nga deputetët e komuniteteve pakicë.

Fundamenti

Brenda këtij projektligji parashihet dhe Universiteti i Mitrovicës, e që sipas burimeve të gazetës është kërkuar nga komuniteti pakicë serb që procesi të organizohet vetëm në gjuhën serbe, ndonëse Kushtetuta e vendit kërkon multietnicitet. Në nenin e pestë të Kushtetutës thuhet se “gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe”.

Komisioni parlamentar për arsim këtë projektligj e ka kaluar. Sipas anëtarëve të tij, projektligji plotëson kushtet procedurale për të dalë në seancë të Kuvendit. Mirëpo, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani, thotë se ky projektligj po vonohet për shkak se është politik.

“Ligj i cili nuk i plotëson kushtet, për shkak se është ligj politik kur vjen çështja e themelimit të universiteteve. Kosova në Kushtetutë është multietnike, por jo tash të ketë universitete etnike”, thotë Hasani, duke pohuar se kështu është kërkuar të mbahet mësimi në këtë universitet, në gjuhën serbe./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.