FIDANISHTJA

Arsimi gjilanas nga këndi i LVV

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndonëse në fund të çdo gjysmëvjetori mësimor bëhet një vlerësim i përgjithshëm për ecurinë dhe përformancën në procesin mësimor dhe analizohet suksesi i nxënësve për rezultatet e arritura, duke krahasuar rezultatet e suksesit me rezultatet e periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Në këtë drejtim Drejtoria Komunale e Arsimit ende nuk ka dalë me shifra, fakte dhe të dhëna zyrtare për punën e vazhdueshme që duhet të bëhet, me qëllim që cilësia e arsimit në shkollat tona të shënojë progres dhe të arrijë në nivelin e shkollave të përparuara, si: në mësimdhënie, në nxënie dhe të një vlerësim sa më objektiv i arritshmërisë së nxënësve është shprehur Fehmi Sylejmani këshilltar komunal nga VV.

Pavarësisht kësaj ne konsiderojmë se gjatë këtij viti shkollor arsimin gjilanas e kanë përshkruar disa lëshime, parregullsi, shkelje ligjore dhe dobësi, duke mos përjashtuar edhe ndonjë element pozitiv.

Nga ajo që është prezantuar në medie kemi se rezultate e testit të arritshmërisë për klasën e 9- të kanë qenë mjaftë të mira, por që janë kontestuar nga shumë mësimdhënës dhe njohës të arsimit se këto rezultate kanë qenë artificiale dhe të fryra, gjë që nuk na jep komoditetin të ndihemi krenar me të arriturat e tilla, ndërkohë që testi i maturës këtë herë në Gjilan nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar, ku rreth 60 % testin e maturës e kanë kaluar dhe atë pjesa dërmuese maturantëve gjimnazist.

Regjistrimi i nxënësve në klasat e para

Edhe në këtë shtator prindërit do jenë të stresuar me rastin e regjistrimit të fëmijëve të tyre në klasat e para. DKA edhe këtë vit ka vazhduar të mbajë në fuqi sistemin e regjistrimit me anën e zarfit, gjë që po krijon shumë pakënaqësi te vetë fëmijët, të prindërit, por edhe te vetë mësimdhënësit si dhe te stafi udhëheqës i shkollës dhe komunitetit, meqë sipas dispozitave ligjore regjistrimi i nxënësve në klasën e parë është kompetencë ekskluzive e shkollës përkatëse, duke u bazuar në specifikat që i ka shkolla dhe zonës së saj të mbulimit.

Regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta

Deri më tani edhe ky pushtet nuk ka arritur të mbajë të balancuar numrin e nxënësve sipas specifikave që kanë shkollat e mesme, asnjë herë nuk është arritur të respektohet udhëzimi administrative që përcakton numrin e nxënësve nëpër klasa.

Si rezultat e politikave të gabuara të deritanishme të regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta, disa shkolla kanë numër të tejkaluar, duke shkelur çdo norme ligjore, ndërsa shkolla e mesme e Agrobiznesit në vazhdimësi po ka telashe rreth numrit të duhur të nxënësve.

Ndërkohë që rreth motivimit të nxënësve në këtë shkollë, DKA e përkrahur nga Komiteti për Arsim ka marrë një iniciativë për të ndarë bursa për nxënësit e kësaj shkolle, që pritet të implementohet këtë vit shkollor, dmth, që nga shtatori.

Përderisa sivjet edhe Kuvendi i Komunës e ka miratuar iniciativën e DKA për ndarje të bursave për nxënësit e shkollës së mesme bujqësore, sivjet studentët do të privohen nga e drejta e shfrytëzimit të bursës, për shkak të mosplanifikimit të mirë të mjeteve financiare edhe për këtë kategori. Kjo ka ndodh sepse në buxhetin e paraparë për DKA, janë subvencionuar vetëm 50 mijë euro, kjo shifër është tepër e vogël për të mbuluar me bursa edhe nxënësit edhe studentët. Shih për këtë ne, kemi kërkuar në rishikimin e buxhetit në Kuvendin Komunal, që kjo shumë e subvencioneve të dyfishohet në 100 mijë, për plotësuar të dyja kategoritë, përndryshe në rast se mbetet ashtu siç është prezantuar projekt buxheti, e që ka shumë pak gjasa të ndryshoje, atëherë sivjet të gjithë studentët e komunës së Gjilanit nuk do të kenë bursa.

Mos shpallja e vendeve të lira të punës tendencë për të rehatuar “partiakët”

Mos shpallja e vendeve të lira të punës, që është proklamuar nga drejtori i arsimit në Gjilan, nuk është gjë tjetër veçse tendencë për të mbuluar keqpërdorimet e deritashme, përkatësisht rehatimin e punëtorëve që janë duke punuar pa konkurs, që kryesisht janë me baza partiake dhe nepotizëm. Çdo mos shpallje e vendeve të lira të punës është shkelje e rënde ligjore. Gjithashtu edhe emërimi i drejtorëve nga një shkollë ne tjetrën, duke mos e shpallur konkursin është e jashtëligjshme, sikurse edhe delegimi i pedagogut pa konkurs në emër të sistemimit, është krejtësisht i paligjshëm.

Edhe më tej në Drejtorinë e Arsimit, punojnë zyrtarë pa konkurs dhe jo profesional dhe askush nuk ndërmerr masa ndëshkuese ndaj këtij rasti.

FIDANISHTJA

Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve sipas ligjit për shërbyes civil

Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve sipas ligjit për shërbyes civil konsiderojmë se në radhë të parë është politik, diskriminues dhe jo cilësor dhe konflikt në mes dy ministrive, asaj të Administratës dhe Ministrisë së Arsimit. Jemi shumë të vetëdijshëm se shpallja e konkursit të zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve, deri më tani ka qenë në pajtueshmëri me proceduarat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i dhe nuk është kompetencë e komunës, por kërkojmë me ngulm, duke inkorporuar të gjitha mekanizmat e mundshme relevant, që kjo procedurë e zgjedhjes së stafit udhëheqës të shkollave të behët si më parë, meqë zgjedhja e drejtorit, udhëheqës i karrierës dëshmon se këtë herë drejtori zgjidhet deri në pension(i përjetshëm), gjë që as në sistemin monist kjo nuk ka ndodh. Gjithashtu kjo mënyrë e zgjedhjes shkon direkt në favor të partisë në pushtet, për faktin se në çdo shkollë vendosen individë që i takojnë subjektit aktual, e që më pas do të reflektojë negativisht në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Asnjë drejtor i karrierës nuk do të jetë gjithmonë në elementin e duhur të detyrës, sepse me kalimin e kohës do të konsumohet, do t’ju mungojë angazhimi, serioziteti dhe përkushtimi për vendin e punës, si kundër se do te jenë tepër jo motivues, inertë, jo kreativ dhe me sjellje autoritare ka thënë Fehmi Sylejmani.

Kurse Murat Mustafa, anëtar i Nënkomitetit të Arsimit të LVV ka thënë se parrimisht edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje, si subjekt opozitar në Komunë, jemi pro ngritje së rendit dhe disiplinës së përgjithshme në shkolla, e veçanërisht monitorimi i përformancës së mësimdhënësve që ka ndodhur gjatë muajve të fundit, si kundër që pajtohemi që të gjithë ata mësimdhënës “dembelë” të sanksionohen sipas dispozitave ligjore. Mirëpo gjatë monitorimit dhe mbikëqyrjes së përfomancës së mësimdhënësve janë bërë shumë lëshime dhe defekte nga ana e DKA-se

Fillimisht dalja në terren nga zyrtarët për t’i vizituar shkollat ka ndodhur krejt në fund të vitit shkollor.

Ndëshkimet në ndalesa në paga janë bë pa asnjë vendim paraprak dhënë të ‘dënuarve’.
Janë ndëshkuar “rëndë” edhe mësimdhënës që kanë bërë shkelje të lehta.

Në shkollat pilot, ku është filluar me kurrikulën e re, nuk kanë pasur mirëkuptim për vështirësitë e saja përcjellëse. Përkundrazi është dashur më shumë mbështetje dhe përkrahje për zbatimin kurrikulës së re.

Dhe krejt në fund nëse vërtetë janë këto mungesa reale, atëherë kush do të jep përgjegjësi për kaq numër të madh mungesash pa arsye?!.
Pse atëherë nuk janë përjashtuar ata mësimdhënës me këtë numër të madh mungesash pa arsye?!

Pse nuk janë respektuar dispozitat ligjore për përgjegjësitë e mësimdhënësve?!

Për këto parregullsi të evidentuara dhe raportuar nga zyrtarët e DKA-së, në disa shkolla, rrjedhimisht duhet kërkuar llogari nga drejtuesit më të lartë të këtyre shkollave përkatëse dhe këta drejtorë me automatizëm dhe pa kurrfarë procedure duhet shkarkuar sa më shpjet, sepse nuk e kanë kryer punën sipas rregullave ligjore-shkollore, detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive që kanë si drejtues të shkollave ka thënë Murat Mustafa.

Ndërsa Shpend Nuhiu, psikolog thotës e padyshim se roli i psikologut në institucionet shkollore të të gjitha niveleve ka një rëndësi të veçantë dhe të pazëvendësueshme Ai e ndihmon nxënësin apo studentin në fushën e arritjes akademike dhe zhvillimin e karrierës profesionale, ai gjithashtu i mundëson mësimdhënësit që të identifikojë sa më herët mangësitë dhe përparësitë e nxënësve.

Psikologu apo këshilluesi i shkollës ofron një përkujdesje më të mirë për nxënësin duke i ofruar atij këshilla profesionale për problemet që një nxënës fillor apo një adoleshent i shkollës së mesme mund ti ketë në shkollë, në familje, në shoqëri apo edhe vështirësitë që ka në mësimnxënie. Për më tepër psikologu apo këshilluesi i shkollës është një pikë ku gërshetohen shkolla, familja dhe komuniteti. Nga kjo pikëpamje psikologu i shkollës siguron që nxënësit e sotëm të jenë të rriturit më produktiv, më të balancuarit dhe më të ndershmit e së nesërmes. Edhe pse Psikologu dhe pedagogu në shkollë në Kosovë parashihen edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, në bazë të cilit secili institucion arsimor duhet ta ketë nga një të tillë në Gjilan nuk ka as edhe një të tillë. Nga 700 institucione arsimore në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe atë të mesëm të lartë në vendin tonë vetën 63 psikologë dhe pedagogë janë të punësuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.