Hidromorava

Arsim Thaqi: Skuadra e gatshme të reflektoj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Trajneri i FC Drita, Arsim Thaqi, ka deklaruar se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për ndeshjen kundër Llapit. “Pas humbjes pak a shumë dëshpëruese lojtarët janë profesionistë dhe e kemi pasur një javë të plotë për t’ë punuar dhe reflektuar.

Sa i përket ndeshjes e kemi përgatitur në atë mënyrë që me të gjitha forcat dhe mungesat e rikthyera tashmë të japim maksimumin. Kemi analizu lojën e Llapit kuptohet kemi marrë masat që mos të lëmë shumë hapësira qoftë në fazën defanzive apo mesfushë në mënyrë që të jemi më kompakte si skuadër dhe në fund të marrim rezultatin e kërkuar” ka thënë trajneri Thaqi.

FIDANISHTJA

Trajneri Thaqi theksoi poashtu se kampionati është i gjatë me shumë ndeshje ku duhet treguar potencial dhe karakter. “Sezoni pranveror nuk ka favorit dhe të gjitha ekipet marrin masa, sezoni pranveror është më i vështirë sesa fillimi i një kampionatit. Gabimet shpresoj të mos përsëriten, sepse nuk e kemi kohën të humbim pikë dhe tashmë duhet të përqendrohemi gjatë 90 minutave lojë. Kemi edhe shume ndeshje deri në përfundim dhe pa dashur t’i minimizoj humbjet sidomos kjo e fundit ishte e papritur, por situata të tilla ndodhin në futboll dhe nganjëherë duhet të prijë edhe fati. Jemi të vetëdijshëm dhe futbollistët janë mjaft profesional dhe e dijnë kur duhet të reaguar dhe java e ardhshme kemi edhe tri sfida që duhet ta tregojmë veten”, ka thënë kryetrajneri i Dritës.

Ndeshja Drita – Llapi, zhvillohet nesër (e shtune) duke filluar nga ora 13:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.