Eko Higjiena

Arsim Thaqi: Futbollistët e dijnë rëndësinë e derbit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll sjell derbin ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, ndërsa për këtë ndeshje në konferencën për media foli kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaçi.

Trajneri Thaqi tha se përkundër kohës së shkurtër për t’u përgatitur, motivi dhe dëshira te futbollistët nuk mungon. “Kemi pas kohën e shkurtë për përgatitjet e ndeshjes, por tashmë jemi adaptuar me intensitetin e ndeshjeve. Sidoqoftë, lojtarët janë të gatshëm 100% për ndeshjen e derbit lokal, të cilët e dijnë vlerën e tij edhe më shumë se unë. Derbit nuk njohin favorit, sepse mobilizimi është maksimal i të dyja palëve. Ne kemi përgatit ndeshjen dhe kemi marrë të gjitha masat që kjo ndeshje të jetë në kuadër të paraqitjeve të mira dhe normal që fitorja na mbanë në ritmin e rezultateve të mira. Ajo që presim është cilësia edhe pse në mungesë të tifozëve ky derbi duhet të ruajë nivelin dhe interesimin gjithmonë”, tha Thaqi.

Gjatë konferencës me theks të veçantë u diskutua për ndeshjen e derbit lokal, për çka trajneri Thaqi tha se derbi gjilanas është një pasuri, i cili duhet të ruhet nga akterët relevantë dhe jo vetëm nga klubet.

Mobi Casa

“Derbi i Gjilanit është përtej një derbi lokal, është një aset i futbollit kosovar t’u e dit atmosferën që krijon dhe duhet të mendohet përtej një ndeshje. Duke e parë atmosferën, nivelin dhe cilësitë e klubeve duhet të mendohet të ruhet dhe të mendohet më larg sepse kjo të ndihmon edhe me u zhvillu si futboll. Unë shpresoj që ky derbi të marrë vëmendjen dhe seriozitetin që mos të bie niveli dhe të mbahet ritmi i investimeve, sepse mendoj që me interesimin nga një qytet me kaq shumë tifozë do të tejkalonte çdo derbi lokal në rajon. Unë nuk kam çfarë flas për motivin, vullnetin dhe dëshirën për angazhim në këtë derbi, sepse futbollistët e dijnë rëndësinë e ndeshjes më mirë se unë, sepse derbi është një spektakël me adrenalinë të veçantë”, ka thënë Thaqi.

Ndeshja derbi në mes Dritës dhe Gjilanit, zhvillohet nesër (e diel) nga ora 13:00, në fushën me bari sintetik (tek rrethi).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.