UBT

Arsim Thaqi: Erdha në Dritë me shumë vullnet, por ndikuan rrethanat për dorëheqjen time

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Trajneri Arsim Thaqi, pas barazimit kundër Dukagjinit, ka ofruar dorëheqje të parevokushme nga klubi i Dritës. Thaqi erdhi tek “bardhekaltërtit” e Dritës me shumë vullnet për të arritur rezultate pozitive, dhe i cili pati theksuar me ardhjen e tij se të vetmin objektiv e ka titullin e kampionit.

Trajneri Arsim Thaqi theksoi se disa gjëra nuk shkuan ashtu siç i parashikoj. “Arsyeja e dorëheqjes time është reflektimi i disa rrethanave të cilat u krijuan, edhe pse erdha me shumë vullnet tek Drita disa gjëra nuk shkuan ashtu siç e parashikova. Sezonin e rifilluam pa përforcime dhe me dy largime, që po del se ishin futbollistë cilësor që po japin kontribut të madh tek Ferizaj, poashtu lëndimi i Marko Simonovskit zgjati shumë pasi për ne ishte futbollisti kryesor në fazën e sulmit”.

ARKATANA

“Skuadra e Dritës ka pasur një trajner për 4 vite dhe nuk është e lehtë të adaptohesh për një stinorë, pa disa ndryshime është gjithmonë problem. Pastaj erdhi një situatë ku futbollistët nuk u përgjigjen si duhet sa i përket lojës e rezultatit nuk ishin ato pritshmërit që i prita unë”, theksoi për Rajoni Press, Thaqi.

Ish-trajneri i Dritës, Thaqi thekson se çdo klub është më i madh se çdo trajner apo individ. “Mënyra më e mirë për një trajner është për të reflektuar për hirë të korrektësisë dhe profesionalizmit, edhe pse në këtë rast unë e kam dëmtuar vetën por klubi është më i madh se individi. Skuadrës së Dritës i dëshiroj suksese, ndërsa dëshira ime e flakt është që “bardhekaltërtit” e Dritës të dalin kampion në Superligën e Kosovës”. Thaqi ishte prezantuar si trajner i Dritës me 4 janar 2023./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.