FIDANISHTJA

Arsim Thaqi: Drita synon të vazhdoj me ecuri pozitive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetrajneri i FC Dritës, Arsim Thaqi, në konferencën për media para ndeshjës kundër Ferizaj, e cila zhvillohet nesër (e shtune), ka deklaruar se Drita synon të vazhdoj me rezultate pozitive.

“Kjo javë ka qenë e ngjeshur, por fatmirësisht gjanat kanë shkuar mire dhe shpresoj që nesër qytetin dhe tifozët t’i gëzojmë edhe me një fitore. DRITA është klub me pretendime të qarta dhe me këtë synim e nisim ndeshjen për të cilën kemi bërë të gjitha përgatitjet. Kemi marrë të gjitha masat kemi, kemi analizu kundërshtarin dhe shpresoj që futbollistët tanë të reflektojnë në ato gjëra që ne kemi stërvit për t’iu kundërvu Ferizajit. Ata kanë seri të mirë, por shpresoj që edhe ne të jemi në formë dhe t’i shfrytëzojmë defektet e tyre”, ka thënë Thaqi.

Uji Dea

Rreth formës së klubit dhe përshtatshmërisë me filozofin e trajnerit, Thaqi theksoi se Drita ka nivel të lartë të lojtarëve me të cilët synon rezultate kulmore. “Ky grup i lojtarëve ka një sistem të punës dhe klubi Drita ka ruajt nivelin e vet, ka qenë një nga klubet më të organizuara dhe me shumë cilësi. Ky sistem i instaluar i punës sigurisht kërkon kohë për përshtatje me trajnerin e ri dhe kërkesat e tij 100%, por në këto dy ndeshjet e fundit janë munduar të kapin idenë që kërkoj unë. Ideja ime me Dritën është të shënojmë sa më shumë gola dhe nuk duhet të kënaqemi e stepemi vetëm më një gol. Kjo kërkesë vje për shkak të nivelit të lojtarëve në sulm, kemi komplet zonën e sulmit dhe reparte të tjera që mund të shënojnë çdo moment”, përfundoi Thaqi.

Ndeshja në mes Ferizaj dhe Dritës zhvillohet në Ferizaj duke filluar nga ora 13:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.