ARKATANA

Arsim Rapuca: Jemi më të mirë se Dardana në të gjitha aspektet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në qytezën e Koretinit ndeshja e barazhit me Dardanën ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm, ballafaqimet në mes këtyre dy skuadrave dhe rivalitetin që kanë në mes vete, gjithmonë kanë bërë që takimet e tyre gjerë në fund të jenë të paqarta.

Shikueshmëria e tifozëve të dy skuadrave gjithmonë ka arritur kulminacionin sportiv, por ndeshja e cila do të zhvillohet me 2 qershor në Mitrovicë, ka bërë që atmosfera sportive të përjetohet që tani si në qytetin e Dardanës poashtu edhe në Koretinë.

Bashkimi i Koretinit anëtar i Ligës së Parë u rendit në pozitën e 14-të me 32 pikë të tubuara, ndërsa Dardana në Ligën e Dytë B në pozitën e dytë me 73 pikë të tubuara.

Kryetari i Bashkimit të Koretinit, Arsim Rapuca, së bashku me stafin e tij kanë mobilizuar skuadrën e tyre për këtë ndeshje tejet të rëndësishme. Rapuca mendon se skuadra e tij ka kualitet më të madh se skuadra e Dardanës në të gjitha aspektet.

Mobi Casa

“Besojmë që skuadra ynë ka kapacitet të mjaftueshëm për ta kaluar këtë sfidë, në taborrin tonë të gjithë futbollistët janë të gatshëm për këtë sfidë dhe mendoj se do t’ja dalim, duhet theksuar se kjo është një ndeshje futbolli dhe secila palë mendon në fitore, mendoj se kemi kualitet të ngadhenjejm, por futbollit asnjëherë nuk i dihet, nuk do të thotë që çdo herë fiton më i miri”, bën të ditur Rapuca.

Kryetari Arsim Rapuca, thekson se ndeshjet e barazhit janë shumë të rrezikshme.
“Ndeshjet e barazhit zhvillohen vetëm me një ndeshje dhe nëse nuk e ke ditën mundesh të pësosh edhe nga një kundërshtar i lehtë, por unë besoj duke marrë parasysh përgatitjen fizike, taktike dhe kualitetin brenda skuadrës së Bashkimit jemi më të mirë se Dardana në të gjitha aspektet dhe shpresoj se ne prapë do të jemi në Ligën e Parë”.

Rapuca ju ka bërë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit të Koretinit e më gjerë që në mënyrë masovike ta mësyejn qytetin e Mitrovicës për ti përkrahur futbollistët e tyre në këtë sfidë të vështirë.

Siç merret vesh tifozët e “Portokallinjëve” të Bashkimit, “Unikat”, në mënyrë masovike do të jenë prezent në këtë derbi të madh futbollistik të Komunës së Dardanës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.