Uji Dea

Arsim, jep dorëheqje!

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Analistët kërkojnë që ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, të japë dorëheqje nga posti, pas dështimit të tij për të ngritur cilësinë në sistemin arsimor.

Niveli i dijes skandaloz, Ministria të mbajë përgjegjësi.

Analistët kërkojnë që ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, të japë dorëheqje nga posti, pas dështimit të tij për të ngritur cilësinë në sistemin arsimor,raporton Gazeta Kosova Sot

Pasi i kanë parë rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ku Kosova u radhit ndër tre vendet më të dobëta nga 72 vendet pjesëmarrëse, raport që u publikua dy ditë më parë, kanë reaguar ashpër ekspertë të kësaj fushe, analistë dhe përfaqësues të subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, duke shprehur shqetësimin e tyre se si për gjitha këto vite të pasluftës arsimi i kriminalizuar në Kosova na ka prodhuar analfabetë me diploma. Tani ata me të drejtë theksojnë se duhet kërkuar përgjegjësi nga të gjithë ish-ministrat, duke filluar nga Rexhep Osmani, Agim Veliu, Enver Hoxhaj, Ramë Buja dhe ministri aktual i MASHT-it, Arsim Bajrami, të cilët keqmenaxhuan, shkatërruan dhe kriminalizuan arsimin në Kosovë. Analistët përgjegjësinë më të madhe ia adresojnë ministrit të tanishëm, Arsim Bajrami, në dorën e të cilit edhe u “thye gota”, e që në shenjë reflektimi do të duhej dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë. Me reagime shprehen ekspertët dhe opozita ndaj të ashtuquajturit shqetësim të ish-kryeministrit, sot president, që udhëhoqi Republikën dy mandate e gjysmë dhe i cili bashkë me oligarkët e tjerë të pushtetit e degraduan dhe kriminalizuan arsimin, i rrënuan kriteret, ulën çdo standard të mundshëm dhe instaluan mafinë arsimore. Sipas këtij modeli shkatërrimtar qeverisës politikanët mafiozë u bënë profesorë, shkencëtarë, akademikë, doktorë shkencash, pa kurrfarë merite, pa asnjë lloj baze, duke korruptuar komisionet, duke blerë titujt, duke shantazhuar e duke abuzuar me ligjin.

Mobi Casa

Na udhëheqin njerëzit që nuk dinë të flasin Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se niveli i dijes në shkollat tona, të të gjitha niveleve, është shumë i ulët dhe rezultati që doli nga PISA nuk ishte aspak befasi, sepse këtë gjë e kemi ditur të gjithë. “Nuk ishte aspak befasi as për ministrin Bajrami, sepse edhe ai e dinte shumë mirë se niveli i dijes në arsimin tonë është shumë i ulët. Madje, pavarë- sisht faktit se ky vlerësim i PISA-s ishte i mëhershëm dhe ministri i tashëm ia la fajin atij të mëparshmit, duhet thënë se gjendja nuk ka ndryshuar aspak për të mirë. Ministri i tashëm nuk ka bërë asnjë përmirësim në sistemin e arsimit, nuk ka ofruar asnjë platformë apo program që do ta përmirë- sonte atë, përveç një retorike të zbrazët propagandistike dhe mashtruese”, theksoi ai. “Arsimi duhet të prodhojë ekspertë të fushave, të cilët do ta udhëheqin çdo sferë të shoqërisë sonë. Por, te ne ndodh e kundërta, arsimi prodhon njerëz të padijshëm me diploma universitare, të cilët flasin të folmen e mëhallëve të tyre, nuk dinë as ta formulojnë mendimin si duhet, e të mos flasim për nivelin e dijes, i cili është nën çdo minimum. Pra, nuk është aspak e çuditshme që e kemi këtë nivel të zhvillimit kaq të ulët. Kjo është pasojë e njerëzve të padijshëm, që punojnë në institucione publike apo private. Njerëz që janë në krye të institucioneve më të larta të shtetit kanë diploma, por janë shumë të padijshëm, madje nuk dinë as të flasin si duhet”, tha Adem Salihaj.

Ndërhyrjet politike e dëmtuan arsimin Po aq kritik dhe me konstatime të ngjashme shprehet edhe Ismail Kurteshi, nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ “Kjo gjendje vjen si pasojë e mungesës së angazhimit të duhur në fushën e arsimit, të të gjitha qeverive të pasluftës, ndërhyrjes së politikanëve në fushën e arsimit, jo për ta ndihmuar atë, por për të përfituar politikisht, madje edhe duke e dëmtuar atë shpesh me vetëdije, me qëllim të përfitimit të votave ose blerjes së përkohshme të qetësisë sociale. Bartjen e kompetencave nga shkollat në kabinetet e kryetarëve të komunave dhe zhdukjen e institucionit të përgjegjësisë. Mungesa e motivimit, e monitorimit, dallimit të punëtorit nga papunëtori, vlerësimit, por edhe sanksionimit të punëtorit dhe sidomos udhëheqësit në shkolla është faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në rënien e cilësisë në arsim. Për këtë gjendje pjesë të fajit bartin shumë aktorë që kanë punuar në fushën e arsimit gjatë këtyre viteve të pasluftës. Përgjegjësi e veçantë bie mbi qeveritë, drejtoritë komunale dhe udhëheqjet komunale, të cilat nuk kanë punuar mjaftueshëm ose nuk kanë ditur të punojnë si duhet për të arritur rezultate më të mira në arsim”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”. Ai thotë se reagimi i Qeverisë për përmirësimin e kësaj gjendje është më shumë se urgjent. “Qeveria duhet të ndajë buxhet më të madh për arsim, MASHT-i duhet të ndërtojë strategji për ngritjen e cilësisë, orientimin e nxënësve bazuar në aftësitë e tyre personale dhe nevojat e tregut të punës, krijimin e kushteve për fitimin e njohurive të nevojshme të nxënësve. Tekstet shkollore duhet të rikonceptohen, bashkëpunimi me prindër të rritet, më në fund duhet të fillojmë me mësimin praktik, i cili deri tani vetëm se është improvizuar. Infrastruktura ligjore duhet t’i përcaktojë qartë kompetencat dhe përgjegjësitë e secilës hallkë në sistemin e arsimit”, tha Ismail Kurteshi.

Deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, ndonëse nuk i amniston nga përgjegjësia ish ministrat e deridjeshëm, thotë se fatura e përgjegjësisë, ajo kryesore, i takon ta paguajë ministri i tanishëm, Arsim Bajrami. “Njëri nga fajtorët kryesor që e kanë sjell situatën buzë falimentimit në fushën e arsimit dhe tani po shqetësohet, si rasti i presidentit aktual, ish-kryeministrit Thaçi, kjo është vetëm një hajgare. Rezultatet janë vërtetim i reagimeve tona të vazhdueshme lidhur me situatën në arsim. Reagimi i nivelit të ulët nga ministri i arsimit lidhur me këto rezultate e bën edhe më shqetë- suese situatën, sepse ai fajin po e lë kolektiv, derisa përgjegjësinë dhe privilegjet e ministrisë së arsimit i merr për vete kurse dështimin ia gjuan shoqërisë dhe qytetarëve, ku është një mashtrim perfid ministri është dashur të japë dorëheqje që nga moment i pranimit të rezultatit, sepse ai është lojtari i fundit në dorën e të cilit pëlciti dhe iu ‘thye gota'”, tha Zafir Berisha për “Kosova Sot”.