UBT

Arsim Emini: Kemi dalur faqebardhë në luftën kundër pandemisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Arsim Emini është ushtrues detyre në Spitalin Rajonal të Gjilanit ndërsa teksa flet për sfidat që e kanë përcjellur këtë institucion shëndetësor shton se aktualisht nuk kanë ndonjë presion për mungesë Oksigjeni apo mungesë të shtretërve. Kemi dalur faqebardhë dhe tani fokusi ynë mbetet si t`i trajtojmë me dinjitet dhe profesionalizëm të prekurit nga COVID-19.

Arsimi Emini me profesion anesteziolog e ka marrë një detyrë të re në një situatë bukur delikate dhe në kohën kur pandemia COVID-19 po bënte kërdi edhe në Kosovë.

Arsim Emini megjithatë thotë se spitali i Gjilanit dhe personeli i saj mjekësor kanë dalur faqebardhë në luftën kundër pandemisë. “Aktualisht i kemi 100 pacient të hospitalizuar me COVID 19 dhe e mira është se tani nuk kemi ndonjë presion për mungesë të shtretërve apo mungesë të Oksigjenit, sepse të vetmin presion mund ta kemi numrin e pacientëve të prekur me COVID” shprehet Emini.

Eco Higjiena

Arsim Emini është i preokupuar edhe me telashet e brendshme që i ka gjetur në detyrën e re.“Spitalin e kam gjetur me telashe të hapura, por mendoj se edhe kjo situatë është e menaxhueshme. E di që do të ketë vendime të dhimbshme për dikend, por ato janë të domosdoshme. Ndërrimet dhe ndryshimet janë të domosdoshme siç ishte me rastin e shefave të reparteve të cilëve u ka skaduar afati në korrik. Edhe tani ata janë vetëm u.d. sepse më vonë hapet konkursi i rregullt”.

Arsim Emini thotë se politika nuk ka ndikuar tek ai. “Nuk jam në VV dhe nuk i takojë asnjë subjekti politik. Këtu po mundohem të kryej punën e një profesionisti sepse jam mjek nga viti 1999 dhe çdo ditë mendoj dhe veprojë ta bëjë më të mirën e mundshme për spitalin e Gjilanit” u shpreh Emini./rajonipress/