Fundamenti

Arsim Bajramit i “zbulohet” pasuria

/ 2 minuta lexim

Pasuria e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, në bazë të formularëve të Agjencisë Kundër Korrupsion, është shumëfishuar brenda një viti. Në vitin 2014 ka deklaruar se ka pasur në bankë 63 mijë euro, ndërsa në deklarimin e pasurisë për vitin 2015 në bankë i figurojnë 218 mijë euro. Pos rritjes së parave të mbajtura në banka, Bajramit i janë rritur edhe kreditë. Madje ka mospërputhje në mes të kredive të deklaruar ndër vite.

Për shumëfishimin e parave të gatshme brenda vitit, ministri Bajrami ka thënë se ato para janë depozitat e bllokuara që janë akumuluar ndër vite për kredi. Kjo vlerë e madhe e parave e paraqitur si depozita nuk është paraqitur më parë nga ministri në deklarimet e pasurisë. Agjencia Kundër Korrupsionit ia ka publikuar pasurinë për vitin 2015 ministrit, Arsim Bajrami, pas gjashtë muajve vetëm pasi ka kërkuar gazeta ta shohë atë. Në Agjenci kanë thënë se kanë pasur probleme teknike, sikurse edhe me shumë formularë të tjerë.

Mobi Casa

Në formularin e vitit 2014, ai ka shënuar se ka kredi në NLB – 7 mijë euro, me afat të kthimit për pesë vjet, po ashtu e ka të paraqitur një tjetër në NLB në vlerë prej 40 mijë eurove me afat kthimi për pesë vjet./zeri/