United Hospital

Arsim Bajrami i pafuqishëm – Inspektorati s’e zbaton urdhëresën e tij për ECPD’në

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Inspektorati i Arsimit nuk e ka zbatuar me kohë urdhëresën e ministrit Arsim Bajrami që më 20 mars të sillte raport rreth inspektimit të veprimtarisë së institucionit Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim (ECPD).

Urdhëresa për Inspektoratin është bërë më 10 mars të sivjetmë, pas shkrimeve të botuara në “Kohën Ditore”, si rezultat i të cilave doli në pah se ECPD-ja ishte institucion arsimor i paakredituar sipas ligjeve të Kosovës dhe se diplomat po jepeshin në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Mobi Casa

Në urdhëresë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i kishte dhënë urdhër Inspektoratit që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për inspektim të veprimtarisë së ECPD-së, dhe që më 20 mars të paraqiste raport me shkrim për këtë çështje.

Veprimet, sipas urdhëresës, duhej të ishin në përputhje me Ligjin e Inspektoratit të Arsimit dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë të Kosovës. Po kështu do të duhej të vërtetoheshin edhe titujt dhe diplomat e lëshuara nga ECPD-ja./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.