UBT

Arsenali pa kapitenin Xhaka në derbin ndaj Man Unitedit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arsenali do të përballet sonte me Manchester Unitedin për xhiron e 15-të të Premierligës, por për këtë derbi trajneri i klubit londinez, Unai Emery, nuk mund të mbështetet në ndihmën e njërit prej kapitenëve të tij, Granit Xhakës.

Rezultat e dobëta që Jose Mourinho ka marrë në secilën skuadër të tij në sezonin e tretë e kanë ndjekur edhe në Manchester United, pasi që tanimë janë shuar shpresat e tyre për t’u shpallur kampionë, e madje do ta kenë të vështirë edhe të hynë në top katërshe, transmeton Gazeta Express.

“Djajtë e kuq” përjetuan edhe një tronditje të shtunën, kur ata i humbën dy pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Southamptonit. Manchester Unitedi bëri punë mjaft të mirë, pasi që arriti ta barazojë rezultatin nga 2-0 në 2-2, mirëpo nuk e gjeti dot golin e fitores.

Megjithatë, Mourinho ka mjaft vetëbesim se skuadra e tij mund ta dëshmojë veten në këtë ndeshje kundër Arsenalin, të cilët nëse e humbasin, mund të mbesin 11 pikë larg vendit të katërt, i cili siguron kualifikime në Ligën e Kampionëve.

United Hospital

Përderisa Mourinho e ka pasur të vështirë këtë sezon, rivali i tij, Unai Emery, ka arritur ta fitojë dashurinë e tifozëve qysh në sezonin e tij të parë, pasi që pas dy ndeshjeve të para të humbura, kundër Manchester Cityt dhe Chelseat, ai ka arritur një ecuri prej 19 ndeshje pa disfatë.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Manchester United XI: De Gea; Valencia, Smalling, Jones, Shaë; Matic, Herrera, Pogba; Rashford, Lukaku, Martial

Arsenal XI: Leno; Mustafi, Sokratis, Holding; Bellerin, Torreira, Guendouzi, Kolasinac; Ramsey, Aubameyang, Lacazette

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.