UBT

Arsenali nuk e ka ndërmend ta shesë Granit Xhakën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Arsenali raportohet se nuk është i përgatitur të shesë Granit Xhaka.

Mesfushori nga Kosova është njëri prej futbollistëve kryesorë te skuadra londineze këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Xhaka ka qenë i pazëvendësueshëm në 11 ndeshjet e deritanishme në Premierligë, teksa ka shënuar 3 gola dhe ka regjistruar 3 asistime.

Pavarësisht se më parë ishte lidhur me një largim nga klubi vitin e kaluar, sipas “Calciomercato”, Arsenali nuk është i gatshëm të lejojë që 30-vjeçari të largohet në të ardhmen e afërt.

FIDANISHTJA

Roma tentoi të nënshkruante me reprezentuesin e Zvicrës më herët, por “Topçinjtë” e refuzuan ofertën e tyre në fund.

Së fundmi u përfol gjithashtu që edhe Juventusi ishte i interesuar për ish-mesfushorin e Borussia Monchengladbachit.

Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024.

Në marrëveshje ekziston opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një sezon më shumë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.