ARKATANA

Arsenali injoroi rekomandimet e kreut të rekrutimeve për Mustafin dhe Perezin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Arsenali i kishte injoruar rekomandimet e kreut të rekrutimeve kur e transferoi dyshen Shkodran Mustafi dhe Lucas Perez në vitin 2016.

Mbrojtësi shqiptar shkoi në Emirates nga Valencia për 36 milionë funte (41 milionë euro), ndërsa Perez u transferua nga Deportivo La Coruna për 12 milionë funte (13.5 milionë euro).

Mirëpo, këto transferime kishin ndodhur në kundërshtim me këshillat e Francis Cagigao, i cili për 15 vite ka qenë përgjegjës për rekrutimet te Arsenali. Ai ka zbuluar emra, si Cesc Fabregas, Santi Cazorla, Hector Bellerin e së fundmi edhe Gabriel Martinelli dhe William Saliba.

Por, sipas The Athletic, në dy raste në afatin veror të vitit 2016, klubi vendosi kundër këshillave të tij. Topçinjtë kishin nevojë për mbrojtës dhe sulmues, ashtu që transferuan Mustafin dhe Perezin nga La Liga.

UBT

Lojtari shqiptar as që kishte qenë në listën e ngushtë të Cagigaos, ndërsa kur e kishte pyetur agjenti i Perezit nëse do ta transferonte spanjollin, ai kishte thënë: “Nuk ka shans, ai është lojtar i mesit të tabelës”.

Besohet se Arsenali i kishte shfrytëzuar statistikat për transferimin e dy lojtarëve duke mos dërguar zbulues talentësh për t’i parë nga afër.

I dështuari Perez ishte kthyer në huazim te La Coruna (2017/2018), para se të shitej te West Ham Unitedi (2018/2019), ndërsa në vitin e kaluar u rikthye në La Liga te Alavesi.

Edhe Mustafi ka pasur momente të rënies dhe ngritjes duke i munguar qëndrueshmëria, prandaj pritet të largohet nga Arsenali në fund të sezonit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.