HW

Arsenali i kthehet fitoreve, shkëlqen Xhaka

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Arsenali i është kthyer fitoreve në Premier Ligën angleze pas humbjes nga Manchester United.

”Topçinjët” fituan në udhetim te Brentfordi me rezultat 3-0, ku shkëlqeu futbollisti me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili bëri edhe një asist, shkruan IndeksOnline.

Serin e golave në këtë takim e hapi William Saliba në minutën e 17-të.

Goli i tij u pranua fal teknologjisë në vijën e portës, pasi topi i goditur nga Saliba nuk shkoi deri në fundin e rrjetës.

Arsenali dyfishoi rezultatin me anë të Gabriel Jesus, i cili shënoi në minutën e 28-të pas një asistimi fantastik nga Granit Xhaka.

Fundamenti

Skuadra e Artetas nuk u ndal me kaq, duke shënuar edhe golin e sigurisë në pjesën e dytë.

Transferi i kësaj vere, Fabio Vieira shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit, në minutën e 49-të.

Portugezi shënoi një gol të bukur nga distanca, gjuajtja e të cilit nuk arriti të ndalet as nga portieri kundërshtar.

Me këtë fitore skuadra e Arsenali ngjitet përsëri në krye të Premier Ligës me 18 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Brentfordi renditet në pozitën e 9-të me 9-të pikë./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.