ARKATANA

Arsenali e kërkoi Amir Rrahmanin në janar, por ishte tepër vonë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arsenali kishte bërë përpjekje për ta blerë Amir Rrahmanin nga Hellas Verona gjatë afatit kalimtar të janarit, pa qenë i vetëdijshëm se mbrojtësi kosovar tashmë kishte nënshkruar kontratë me Napolin.

Klubi nga Londra veriore kishte për qëllim ta përforconte mbrojtjen, e në veçanti krahun e majtë, gjatë afatit kalimtar dimëror, për shkak të probleme me lëndimeve afatgjate të Kieran Tierney dhe Sead Kolašinac dhe largimit të Nacho Monreal, raporton Gazeta Express.

Drejtuesit e “Topçinjve” nuk kanë qenë të lumtur as me qendrat e mbrojtës, posaçërisht me Shkodran Mustafin, i cili nuk ka qenë në gjendje t’u japë fund gabimeve të pafalshme trashanike.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, ndër mbrojtësit që Arsenali synonte t’i sillte në klub ishte edhe Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës dhe Veronës në Serie A.

Paraqitjet e mahnitshme të 25-vjeçarit për ekipin kombëtar verdhekaltër e veçanërisht për Veronën, ia kishin tërhequr vëmendjen klubit nga Premierliga.

ARKATANA

Rrahmani e ka zhvilluar çdo ndeshje në të gjitha garat për Veronën deri tani këtë sezon, duke i ndihmuar asaj të ngjitet në vendin e gjashtë në Serie A dhe të luftojë për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Por kur Arsenali e kërkoi kosovarin veç ishte vonë.

Rrahmani tashmë kishte arritur marrëveshje me Napolin dhe Arsenali nuk ishte në dijeni.

Rrahmani nënshkroi kontratë katërvjeçare me Napolin, me pagë vjetore 1.8 milionë euro në vit dhe do t’i bashkohet atij në fillim të sezonit të ri 2020/21.

Napoli do t’ia paguajë Veronës plot 14 milionë euro për shërbimet e kosovarit./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.