ARKATANA

Arsenali do t’i ofrojë Xhakës kontratë të re, ai mund ta mbyll karrierën në Emirates

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arsenali duket se do t’i ofrojë Granit Xhakës një kontratë të re, që do të thotë se ai përfundimisht mund të pensionohet në Emirates.

Gabriel Martinelli lidhi kontratë të re me Topçinjtë që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2027, me opsionin e një viti tjetër, në listë janë edhe Bukayo Saka dhe William Saliba.

Mikel Arteta gjithashtu thuhet se dëshiron ta mbajë Xhakën në klub pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse këtë sezon.

Sipas gazetarit Daniel Cutts të The Sun, Arsenali do t’i ofrojë mesfushorit një marrëveshje të re të përmirësuar.

GRANDEMALL

Ai ka shkruar se pas rinovimit të Gabriel Martinellit deri në vitin 2027, Saka, Saliba dhe Xhaka do të marrin kontrata të reja.

Në vitin 2021, Xhaka nënshkroi një marrëveshje të re me klubin e Londrës veriore deri në të paktën 2024, me klubin që ka një opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër.

Tani në moshën 30-vjeçare, një marrëveshje e re dhe e përmirësuar afatgjatë për Xhakën mund ta bëjë që ai të pensionohet në Arsenal. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.