UBT

Arsenali do të ndahet me Mustafin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali pas përfundimit të sezonit aktual. Qendërmbrojtësi shqiptar mund të rikthehet në Serie A, ku e duan Interi, Milani dhe Roma.

Eksperienca e Shkodran Mustafit në Arsenal pritet të marrë fund shumë shpejt, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti shqiptar mund të largohet nga “Emirates Stadium” pas përfundimit të këtij sezoni.

Paraqitja e zbehtë ndaj Brightonit i ka shtuar mundësitë e largimit të përfaqësuesit gjerman nga Londra, shkruan portali “transfermarketweb.com”.

Fundamenti

28 vjeçari është pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Valencia.

Ai ka dështuar ta tregojë veten tek “Gunners” dhe ka marrë shpesh kritika.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2021.

Mirëpo, gjatë kësaj vere ai mund të rikthehet në Serie A, ku kishte luajtur me Sampdorian, për t’iu bashkuar Interit, Milanit ose Romës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.