Arsenal – Tottenham, kjo është nota e Xhakës
Skuadra e Tottenhamit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë.Tottenham ka fituar derbin ndaj Arsenalit me rezultatin 0-2, në ndeshjen që u zhvillua në ‘Emirates’, në kuadër të çerekfinales së Carabao Cup, shkruan GazetaBlic.
Son shënoi gol në minutën e 20’të të takimit, kurse Dele Alli vulosi fitoren e Spurs në minutën e 60’të të duelit.
Granit Xhaka u aktivizua në këtë përballje nga minuta e parë e takimit, ku luajti si qendër-mbrojtës. Ai u vlerësua me notën 6.6 nga ‘Whoscored’.Ja notat e të gjithë lojtarëve:
Skuadra e Tottenhamit pas kësaj fitore kalon tutje në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë – kurse Arsenali i Xhakës dhe Mustafit eliminohet nga ky kompeticion./GazetaBlic/


