Fundamenti

Arroganti Ahmeti e djeg mandatin e dytë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Për shkak të dështimeve të mëdha, analistët dhe opozita vlerësojnë se i pari i Prishtinës po sillet me asamblistët thuajse është sundimtar i tyre, duke bërtitur si i çmendur dhe pa pikë vetëkontrolli.

LIDERSHIPI I MBRAPSHTË I KRYETARIT TË PRISHTINËS

Për shkak të dështimeve të mëdha, analistët dhe opozita vlerësojnë se i pari i Prishtinës po sillet me asamblistët thuajse është sundimtar i tyre, duke bërtitur si i çmendur dhe pa pikë vetëkontrolli

“Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në seanca komunale me asamblistë shihet me një paraqitje të një arroganti aq të paparë dhe sjellje të ulët, që nuk i ka hije të parit të kryeqytetit. Ai është parë edhe në disa reagime dhe biseda me disa qytetarë prishtinas që përcillnin seancën, me një sjellje shumë të ulët dhe fyese, aq më tepër kur kishte dominim të gjinisë femërore, kur ai përdori edhe një ton që ishte mjaft fyes. Kjo sjellje e pakontrolluar e tij tregon se ai është veç një matrapaz, që nuk di për politikën fare “, thotë analisti Ali Hertica, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sa më tepër afrohet fundi i mandatit katërvjeçar në krye të Komunës së Prishtinës, për kryetarin Shpend Ahmeti konfirmohet dështimi i tij i plotë në zhvillimin dhe ndryshimin e kryeqytetit, sipas premtimeve të bëra në fushatë, aq më arrogant bëhet ai në çdo mbledhje të Kuvendit Komunal dhe jo vetëm në Kuvend. Për shkak të dështimeve të mëdha, analistët dhe opozita vlerësojnë se i pari i Prishtinës po sillet me asamblistët thuajse është sundimtar i tyre, duke bërtitur si i çmendur dhe pa pikë vetëkontrolli, sepse tani i ka humbur rruga në oborr, andaj edhe sillet pa asnjë kontroll dhe po bërtet si i çmendur në mbledhjet e Kuvendit Komunal.

Hidromorava

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Lirak Çelaj, në Asamblenë Komunale të Prishtinës, thotë se dështimet e mëdha dhe shkeljet e shumta të ligjit nga kryetari përgjatë këtij mandati kanë bërë që ai ta humbë fare shpresën për karrierën e tij politike, dhe tani nuk e di as vetë ai se si sillet në Asamble.”Unë besoj dhe vlerësoj që nervozizmi e depresioni i tij veç e ka dëshmuar akuzën tonë që ne ia kemi bërë atij se ai e ka shkelur ligjin lidhur me një marrëveshje të dyshimtë që ai e ka bërë për lagjen ‘Kodrina’. Ai mezi e ka pritur një shkas që të nervozohet dhe ta tërheqë atë, me shpresë që mund të shpëtojë lëkurën nga kjo shkelje, nga ky gabim që e ka bërë tanimë. Unë konsideroj se në mbledhjen e fundit të Asamblesë kjo është arsyeja kryesore pse ai ka shpërthyer dhe në njëfarë mënyre e ka nxjerrë në sipërfaqe Shpendin e vërtetë, tanimë të tjetërsuar, e jo atë që e njohin njerëzit si njeri kinse i butë, i urtë dhe “i mençur”, tha për “Kosova Sot” Çelaj.

Qeverisje konfliktuoze

Të dështuar gjithë mandatin, që nga ditët e para të Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës e shohin edhe analistët politikë, e me këtë dështim të rrezikuar dhe fare të pashpresë e shohin edhe të ardhmen e tij në politikë.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit dhe analisti politik, Muhamet Kelmendi thotë se pasojë e sjelljes së tillë të Shpend Ahmetit gjithsesi është dështimi i tij edhe afrimi i zgjedhjeve lokale të vitit vijues, ethe të cilat tani i kanë kapur të gjitha subjektet politike, në këtë plan edhe ‘Vetëvendosjen’. “Krijimi i konflikteve dhe fërkimeve të mëdha brendapërbrenda partive që përfaqësohen në Asamblenë Komunale, sikur është Komuna e Prishtinës, tregon shembullin më eklatant se kemi të bëjmë me konflikte të thella mes nivelit lokal e qendror, prandaj edhe nuk kemi zhvillim të atij niveli kulturor e ligjor, sikur është planifikuar e premtuar edhe për komunën e Prishtinës. Vetë fakti që kryetari i Komunës ka dalë nga vota e drejtpërdrejtë qytetare dhe në anën tjetër kemi dhe partitë politike të përfaqësuara në Asamblenë Komunale që po ashtu janë rezultat i votës qytetare, në këtë kontekst kryetari kishte fituar me premtimet e rrejshme. Kishte fituar edhe votën e qytetarëve pa parti dhe të të tjerëve në balotazh, por nuk kishte fituar në shumicë subjekti i tij politik. Kjo situatë tani ka krijuar në Prishtinë një disbalancë e çrregullim total dhe ka paaftësuar për funksionim normal dhe të mirëfilltë në interesin qytetar të gjitha institucionet e Komunës së Prishtinës, si në drejtim të zgjidhjes së problemeve ekonomike, atyre sociale, infrastrukturë, planifikim, ndërtim e zhvillim, dhe të gjitha problemet e tjera të përditshme të qytetarëve në kryeqytet”, theksoi ai. “Asnjë nga planet dhe pikëpamjet e veta që ka pasur për Prishtinën nuk ka mundur t’i fillojë e as t’i realizojë në praktikë’, thotë analisti prof. Muhamet Kelmendi për Gazetën “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.