HW

Arrita Deva, fituese e çmimit të ndarë nga Ambasada Britanike

/ 1 minutë lexim
HW

Ish-studentja e UBT-së në Fakultetin e Shkencave politike, tashmë pjesë e Universitetit të Varshavës, Arrita Deva ka fituar çmimin prestigjioz të Ambasadës Britanike në Prishtinë, për qytetari aktive, në mesin e 356 personave tjerë të nominuar.

Baza e këtij vlerësimi ishte projekti i iniciuar nga Demokracia për Zhvillim (D4D) dhe YMCA, në Kosovë, projekt ky që ka të bëjë me kontributin e dhënë në shoqëri, përmes mbledhjes së fondeve të pafundme, në mënyrë që të ofrohet ndihmë për familjet në nevojë, përmes sigurimit të ushqimit, renovimit të objekteve të banimit, veshmbathjeve etj.

HW

Fituesja e këtij çmimi, Arrita Deva tha se ky çmim është një vlerësim i punës që po e kryen me plot vullnet dhe pasion.

“Këtë punë e bëj sepse dua që në shoqërinë kosovare, mos të ketë dallime të atilla që, mund të eliminohen nga vetë ne”, theksoi ajo, për të shtuar se një gjë të tillë e ka mësuar në familje, në shkollë dhe në institucionin ku ka studiuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.