UBT

Arrijnë shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Muzeu Historik të Artit, në Vjenë, të hënën kanë mbërritur në Portin e Durrësit shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut, prej nga ato janë transportuar drejt Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, ku do të ekspozohen për herë të parë për popullin shqiptar pas 4 shekujsh.

Ndryshe, për 100-vjetorin e pavarësisë, përveç armëve të Skënderbeut, të cilat sipas studiuesve janë origjinale, në Shqipëria ditë më parë ka arritur edhe “Meshari i Gjon Buzukut”, libri i parë në gjuhën shqipe, i cili tashmë është ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare, në Tiranë.

Uji Dea

Ratifikimi i “marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në lidhje me huazimin e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut, mundësoi sjelljen e përkohshme të tyre në Shqipëri. Më 16 tetor, Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Media i Kuvendit të Shqipërisë ratifikuan marrëveshjen me Austrinë, duke i hapur kështu rrugë ekspozimit për herë të parë në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.