Fundamenti

Arrihet marrëveshja për tekstet shqip në Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri i Arsimit i Republikës së Serbisë, Srgjan Verbiq dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për sigurimin e teksteve shkollore për mësim në gjuhën shqipe.

Zyrtari nga Beogradi ka thënë se ky akt përmbyllë një punë të madhe që ka të bëjë me sigurimin nga ana e shtetit serb të teksteve shkollore për të gjitha pakicat, njofton qeveria e Serbisë.

Pala shqiptare kishte refuzuar ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë, kur kështu ishte vepruar me përfaqësuesit e 7 pakicave tjera nacionale në Serbi.

HW

Përfaqësuesi shqiptar, Musliu ka thënë se ka shumë vjet që nxënësit shqiptar në Luginë nuk kanë tekste në gjuhën e tyre. Ai ka shtuar se shtatori është një afat i shkurtë për të siguruar librat, por ka deklaruar se të paktën disa prej tyre do të sigurohen deri atëherë.

Në fakt, Republika e Kosovës kishte siguruar tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në tri komunat e Luginës, por përdorimi i tyre nuk ishte lejuar nga autoritetet shtetërore të Serbisë. Librat kishin qëndruar për disa muaj në magazinat doganore, për t’u kthyer më pas në Kosovë./KlanKosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.