FITORJA

Arrihet marrëveshja mes palëve, Xherdan Shaqiri rikthehet në Evropë dhe sot mbanë stërvitjen e parë me klubin zviceran

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri është larguar nga futbolli evropian në fillim të këtij viti, ku më 9 shkurt u transferua te Chicago Fire në MLS nga Olympique Lyon.

Skuadra amerikane pagoi shtatë milionë euro për transferimin e Shaqirit nga ekipi francez.

ARKATANA

Por kur ka përfunduar kampionati amerikan, Xherdan Shaqiri ka vendosur të rikthehet në Evropë, për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Botërorë.Gazeta më e madhe zvicerane Blick ka njoftuar se marrëveshja është arritur dhe Xherdan Shaqiri është rikthyer në Evropë, ku do ta mbajë formën me skuadrën zvicerane Lugano.

31-vjeçari do të stërvitet gjatë kësaj kohe me Luganon, edhe pse klubi zviceran shpresonte që ta huazonte atë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.“Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, kjo nuk është vetëm e dobishme për të, por edhe për Përfaqësuesen. Kështu që ai do t’i bashkohet përfaqësusese në formën më të mirë të mundshme në Kupën e Botës”, tha Murat Yakin për Blick.Sezoni i Shaqirit me Chicago Fire përfundoi më 9 tetor pasi klubi i MLS nuk arriti të kualifikohej në play-off.

Për t’u stërvitur me Luganon, ishte i nevojshëm miratimi nga Major League Soccer dhe klubi i tij aktual Chicago Fire.Vlen të theksohet se kompania Ticino me pronarin Joe Mansueto kanë të dyja klubet në pronësi si Chicago Fire ashtu edhe Luganon, marrëveshja ishte shumë më e lehtë.Gjithnjë sipas Blick, Shaqiri sot do ta mbajë seancën e parë stërvitore me Luganon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.