UBT

Arrihet marrëveshja mes palëve, Kasami dhe Lenjani kthehen te Sioni, por do të paguhen nga shteti zviceran

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kanë kaluar tri javë kur skuadra e madhe zvicerane Sion u bë lajm në gjithë botën.

Presidenti i klubit, Christian Constatin kishte vendosur t’i largojë nga skuadra nëntë futbollistët me pagat më të larta.

Pas shpërthimit të coronavirusit, Sioni kishte probleme financiare dhe morën vendim për largimin e nëntë lojtarëve si Ermir Lenjani, Pajtim Kasami, Johan Djourou, Alex Song, Xavier Kouassi, Seydou Doumbia, Mikael Facchinnetti, Christian Zock dhe Birama Ndoye të cilët nuk kishin pranuar zbritje të pagës.

Por pas diskutimeve të shumta, numri një i Sionit, Christian Constatin ka bindur katër nga lojtarët të rikthehen në skuadër.

Kësisoj te Sioni janë rikthyer dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami si dhe Mikael Facchinnetti e Birama Ndoye.

Përkundër rikthimit të tyre te Sioni, katër futbollistët nuk do të paguhen nga klubi gjatë kësaj kohe dhe nuk do t’i marrin pagat e tyre të larta.

Lenjani dhe Kasami duke festuar një gol me fanellën e Sionit

Kasami mbetet lojtari më i paguar nga kjo katërshe me një pagë mujore mbi 40 mijë euro, ndërsa menjëherë pas tij vjen Ermir Lenjani.

KKVITI

Gjithsesi gjatë kësaj kohe yjet e Sionit do të marrin vetëm nga 12,500 euro, por jo nga klubi.

Këta futbollistë janë futur në asistencë shtetërore dhe shteti zviceran do t’ia paguajë pagat gjatë kohës së pandemisë.

Ermir Lenjani

Lojtarët kanë lidhur marrëveshje me presidentin e klubit që sapo të qetësohet situata nga Covid-19 ata do të marrin pagat e plota nga klubi.

Te Sioni aktivizohet edhe mesfushori tjetër nga Kosova, Bastian Toma, por që ai nuk ishte larguar nga klubi pasi nuk futet në mesin e lojtarëve më të paguar.

Pajtim Kasami (Foto: FC Sion/Twitter)

Presidenti i klubit arriti t’i bind lojtarët të kthehet, pasi Sioni pa këta futbollistë rrezikonte seriozisht rënien në një kategori më poshtë, duke parë situatën aspak të mirë që kanë.

Kujtojmë që dy futbollistët tanë, Lenjani dhe Kasami kanë qenë lojtarët kryesorë te Sioni, pasi anësori i Kombëtares shqiptare ka shënuar pesë gola e ka bërë katër asistime, ndërsa Kasami ka shënuar 12 gola e ka bërë tetë asistime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.