RCCOLA

Arrihet marrëveshja me Holandën për Gjykatën Speciale

/ 1 minutë lexim

Zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit [ZKM] dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme [MPJ] e Kosovës, gjatë javës që lamë pas, kanë qëndruar në Holandë për të negociuar lokacionin e vendosjes së Dhomave të Posaçme [Gjykatës Speciale].

Muaj më parë është propozuar që Selia e Gjykatës do të jetë në Prishtinë, derisa zyra kryesore në të cilën do të duhej të intervistoheshin dëshmitarët e mbrojtur të jetë në Hagë.

Uji Dea

Siç merr vesh Koha.net, gjatë kësaj vizite, grupet punuese nga ZKM dhe MPJ kanë arritur marrëveshjen.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pritet që e njëjta t’i shkojë Qeverisë për procedim të mëtejmë në Kuvend, ku edhe pritet miratimi i marrëveshjes në fjalë.

Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë për portalin Koha.net se nuk mund të konfirmojë asgjë për marrëveshjen që selia e Gjykatës Speciale të jetë në Holandë, derisa ka shtuar se kjo çështje i takon Qeverisë holandeze.