RCCOLA

Arrihet marrëveshja, Isa Mustafa kryeministër, Hashim Thaçi president?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Burime diplomatike nga Prishtina bëjnë me dije se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i ka tradhtuar partnerët e tij të bllokut opozitar dhe pritet t’i thotë po një koalicioni të madh me PDK-në e Hashim Thaçit, transmeton portali shqiptar Lapsi.al.

Burime ekskluzive të Lapsi.al, theksojnë se trysnia e ushtruar nga Ambasada amerikane dhe nga ajo gjermane duket se kanë arritur në përfundimin se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte përsëritje e bashkëqeverisjes së dy të mëdhenjve që e kanë drejtuar Kosovën në kohë krizash, si në vitin 2001 ashtu dhe në vitin 2007.

Nga të njëjtat burime,mësohet se Mustafa është joshur drejt tradhtisë së partnerëve të tij vetëm, pasi LDK-së i kanë propozuar postin e kryeministrit në qeverinë e re (post që mund ta mbajë edhe vetë Isa Mustafa).

Me këtë lëvizje diplomatët perëndimorë duket se kanë realizuar disa qëllime njëherësh.

Mobi Casa

Së pari, ata shmangin nga qeverisja një forcë kokëçarëse si Vetëvendosja.

Së dyti, ata shmangin Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn me plot dritëhije me drejtësisë.

Dhe, së treti, i japin Kosovës një qeverise të qëndrueshme dhe të kontrollueshme lehtë.

Nga ana e tij Hashim Thaçi, i vënë nën presionin e furisë së krijuar: “të gjithë kundër Thaçit”, mësohet se e ka pranuar këtë kompromis, sepse ai krijon mundësinë e një shumice të gjerë, që në të ardhmen mund ta ndihmonte atë nëse synon postin e presidentit të Kosovës./lapsi.al/