RCCOLA

Arrihet marrëveshja, Fadil Ismajli ministër i MZHE-së?

/ 1 minutë lexim

Partnerët e koalicionit aktual qeverisës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, kanë arritur marrëveshje për ri-dizajnimin e Qeverisë.

Burime të Gazetës Express thonë se gjatë ditës së sotshme, Kryeministri do ta emërojë z. Fadil Ismajli në pozitën e Ministrit për Zhvillim Ekonomik.Fadil Ismajli aktualisht është Shef i KOSTT-it.

Mobi Casa

Ndryshimet në Qeveri bëhet pasi që Agim Çeku, Ministër i FSK-së, kaloi në PDK ndërkohë që pozitën ministrore e kishte marrë si pjesë e Koalicionit për Kosovën e Re. Kjo shtyu Behgjet Pacollin që të këmbëngul për marrjen e një ministrie shtesë – kërkesë kjo që duket si i është plotësuar me dhënien e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/