FIDANISHTJA

Arrihet marrëveshja, Amir Rrahmani rinovon kontratën me Napolin

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Amir Rrahmani raportohet se ka pranuar të rinovojë kontratën me Napolin.

Reprezentuesi i Kosovës është një prej futbollistëve kryesorë këtë sezon, duke qenë i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të Luciano Spallettit, transmeton Gazeta Express.

Siç ka raportuar Gianluca Di Marzio, agjenti i qendërmbrojtësit dardan, Adrian Aliaj, është takuar të premten me drejtuesit e klubit të Napolit, ku janë dakorduar për detajet e kontratës së re.

Uji Dea

29-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2027, me një opsion rinovimi edhe për një vit tjetër – në thelb një marrëveshje pesëvjeçare.

Kapiteni i Kosovës do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me Napolin në ditët në vijim, duke konfirmuar të ardhmen e tij afatgjate me kampionët në pritje të Serie A.

Amir Rrahmani me napolitanët ka regjistruar në total 90 paraqitje në të gjitha garat që prej vitit 2020, duke shënuar shtatë gola dhe kontribuar me dy asistime. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.