Eko Higjiena

Arrihet kontrata për studimin e fizibilitetit në “Trepçë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë me renome botërore Ernst & Young për ofrim të shërbimeve profesionale për zbatim të studimit të fizibilitetit të Trepçës me orientim strategjik për zhvillim të saj, me çmim prej 598,920 (pesëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e njëzet) euro.

Kontrata ishte e paraparë të nënshkruhej në fillim të muajit korrik, por, lidhja e kontratës është shtyrë për shkak të një ankese në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Studimi i fizibilitetit shtrihet në dy fusha, në zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës duke u mbështetur në gjendjen aktuale, zhvillimet e reja të tregut, të teknologjisë dhe përvojave të reja të modeleve biznesore për eksploatim të xeheve e deri në produkt final; si dhe do të ofroj rekomandime për qasje strategjike lidhur me zbatim të aktiviteteve të reja me vlerë të shtuar”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

FIDANISHTJA

Veç tjerash, ky studim do të ofrojë rekomandime lidhur me alternativat më të mira për revitalizim dhe transformim të Trepçës, po ashtu do t’u ofroj investitorëve potencial të dhënat e nevojshme dhe informacione për investimet e ardhshme.

Agjencia në vazhdimësi ka bashkëpunuar me Kuvendin dhe Republikën e Kosovës dhe ka bashkërenditur veprimet e saja për të arritur nënshkrimin e kësaj marrëveshje me kohë. AKP dhe Trepça kanë kryer tashmë një pjesë të punëve, duke përfshirë këtu analizën preliminare të kërkesave kreditore, regjistrimin e pasurisë së ndërmarrjes, dhe raportin mbi vlerësimin e rezervave minerare.

Ky studim do t’i paraprijë planit të riorganizimit të ndërmarrjes Trepça, përderisa Bordi dhe menaxhmenti i AKP-së mbesin plotësisht të përkushtuar dhe zotohen se do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm përbrenda kompetencave dhe autorizimeve të tyre për të përfunduar me sukses këtë objektivë si dhe për të arritur një zgjidhje përfundimtare sa më të favorshme për ardhmërinë e ndërmarrjes Trepça.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.