United Hospital

Arrestohet zyrtari i Agjencisë së Pyjeve në Kamenicë, dyshohet për damkosje të kundërligjshme të druve

/ 1 minutë lexim
HW

Kamenicë – Një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në fshatin Shahiq të Kamenicës.

Sipas Policisë, gjatë patrullimit është ndaluar një kamion i drejtuar nga një qytetar kosovar, i ngarkuar me dru, për të cilat dyshohet se transportoheshin nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Hidromorava

Gjatë verifikimit të dokumentacionit përcjellës, autoritetet kanë dyshuar se zyrtari i Agjencisë së Pyjeve kishte bërë në mënyrë të kundërligjshme damkosjen e druve dhe lëshimin e fletëpërcjelljes.

Me vendim të prokurorit, drutë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti mbetet nën hetime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.