Fundamenti

Arrestohet Zekerja Qazimi imam në lagjen e tetë në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e dy (2) personave të dyshuar (Zekerja Qazimi, viti i lindjes 1980, imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan, që dyshohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit dhe i dyshuari tjetër L.K, viti i lindjes 1987, nga fshati Polac, Skenderaj) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës arreston edhe dy persona të dyshuar për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Si rrezultat i hetimeve disamujore, në ndërlidhje me rastin e arrestimit të katër (4) personave gjatë muajit qershor 2014 në Kaçanik për veprat e njëjta penale, sot me datën 14/8/2014 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, sipas urdhrit nga gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhër kontrollit në dy lokalitete në Gjilan dhe Skenderaj thuhet në njoftimin e policisë.

Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e dy (2) personave të dyshuar (Z. Q, viti i lindjes 1980, imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan, që dyshohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit dhe i dyshuari tjetër L. K, viti i lindjes 1987, nga fshati Polac, Skenderaj) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”: Rekrutim për terrorizëm, sipas nenit 139 të KPK-së, Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas nenit 143 të KPK-së, Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 të KPK-së.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, personi i dyshuar Z.Q. nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por i njëjti është gjetur nga Policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij ndërsa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij.

FIDANISHTJA

Gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve, janë sekuestruar edhe dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat e lartcekura penale.

Personave të arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër. Sipas burimeve tona Zekerja Qazimi është imam në lagjen e tetë në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.