Uji Dea

Arrestohet Xhelal Sveçla

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia e Kosovës ka arrestuar sot drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla.

“Kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi. Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtarët e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Mobi Casa

Sipas Vetëvendosjes, arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëhiqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së.

“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese”, thuhet në komunikatën e VV-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.