Arrestohet vozitësi i pakujdesshëm, aksidentoi tri femra shqiptare në Llabjan
Gjilan – Në fshatin Llabjan, të Novobërdës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet tre këmbësoret – viktimat femra shqiptare.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtine.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


