Fundamenti

Arrestohet vitiasi, ushtroi dhunë fizike e psikike në familjen e tij

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Në rrugën “Flaka e Janarit” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij.

Si pasojë e dhunës viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit së bashku me fëmijët e saj për shkaqe të sigurisë ka shkuar te prindërit e saj.

Uji Dea

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/