Arrestohet vitiasi, falsifikoj dokumente dhe përfitoi në mënyrë të kundërligjshme

Viti – I dyshuar për një rast të vitit 2013 një shqiptar nga ky qytet më datën 20.01.2016, nga Policia në Gjilan me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit ka bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga 600 euro, nga dy viktimat meshkuj shqiptar për rregullimin e diplomave të artizanateve të ndryshme (autolimar, automekanik etj).
Njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur dhe ka konfiskuar lista të personave të ndryshëm, një kopje e një certifikate të Qendrës së Aftësimit Profesional dhe një kontratë e pa protokolluar.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës. /rajonipress/