UBT

Arrestohet super bosi mashtrues nga Vitia, Driton Zeneli

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjilanit të enjten është arrestuar Driton Zeneli (1989) nga Komuna e Vitisë nën dyshimin se ka lëshuar dokumente të ndryshme kinse në emër të zyrtarëve të lart gjyqësor duke filluar nga Ismet Kabashi, Enver Hasani e Sylë Hoxha. Rastin e arrestimit për rajonipress e ka konfirmuar edhe Jetish Maloku.

Pas një pune të gjatë të përcjelljes të enjten është arrestuar Driton Zeneli(1989) nga Vitia i dyshuar për veprën penale “mashtrimi” raporton rajonipress.

Arrestimin e këtij super bosi të mashtrimeve për rajonipress e ka konfirmuar edhe Jetish Maloku kryeprokuror. “Po është e vërtetë që është arrestuar ky person dhe jemi në fazën e hetimeve dhe të marrjes në pyetje” tha shkurt Maloku.

Burimet tona të sigurta brenda prokurorisë thonë se Driton Zeneli me qëllim të përftimit material në mënyrë të kundërligjshme ka shfrytëzuar dokumentacione të ndryshme kinse të lëshuara nga organet kompetente në emër të zyrtarëve të lartë të gjyqësorit duke filluar nga Ismet Kabashi, Enver Hasani e Sylë Hoxha.

ARKATANA

I dyshuari gjithnjë sipas të njëjtave burime ka shfrytëzuar dhe keqpërdorur logon e Gjykatës Kushtetuese dhe ka arritur të përfitojë financa të mëdha në emër të këtyre zyrtarëve nga 5000 deri në 15 mijë euro. I dyshuari si një profesionist ka shfrytëzuar kinse llogaritë bankare, dhe imellat e këtyre zyrtarëve.

Në rastin e Sylë Hoxhës i dyshuari ka keqpërdorur imellin e tij zyrtar për kinse lirimin e disa personave. Ky rast është ndjekur një kohë të gjatë nga prokuroria dhe krimet ekonomike dhe korrupsioni.

Me kërkesën e prokurorit Arben Ismajli është arrestuar ky i dyshuar tek i cili gjatë bastisjes janë gjetur llaptop, materiale të ndryshme. I dyshuari ka pasur qasje ka arritur edhe të rezervojë bileta aeroplani për në Togo.

Prokuroria e Gjilanit e vlerëson si një rast tejet interesant nga i cili mund të dalin edhe hetime interesante./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.