Arrestohet sulmuesi, lëndoi dy qytetar

Gjilan – Në fshatin Livoq i Epërm, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime njërit nga dy viktima meshkuj kosovarë dhe viktimës tjetër ia ka dëmtuar veturën me një shkop druri.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/