HW

Arrestohet shqiptari që ka hedhur fishekzjarre në stadium

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një numër sosh janë hedhur drejt fushës por për fat nuk është lënduar askush. Ndërkaq, njëri nga hedhësit e tyre, një shqiptar, është identifikuar dhe pastaj është arrestuar.

Lojës korrekte në fushë të gjelbër në ndeshjen Austri-Shqipëri, i ka hedhur hije hedhja e gjësendeve dhe shpërthimi i mjeteve piroteknike nga pjesa e tribunave ku ishin vendosur tifozët shqiptarë. Siç shkruan gazeta Kurier, masat e sigurimit kanë qenë të ashpra (me detektor metalesh) vetëm në hyrjen VIP dhe në atë për gazetarët.

Në pjesët tjera ka pasur vetëm kontrollim të zakonshëm, me prekje në trup, transmeton albinfo.ch. Kjo si duket u ka mundësuar disa tifozëve shqiptarë që të mund të marrin brenda stadiumit mjete piroteknike, të ndaluara. Një numër sosh janë hedhur drejt fushës por për fat nuk është lënduar askush. Ndërkaq, njëri nga hedhësit e tyre, një shqiptar, është identifikuar dhe pastaj është arrestuar.

KKVITI

Po ashtu nga pjesa shqiptare ka pasur fishkëllima me pipa të gjyqtarëve gjë që ka penguar udhëheqjen e lojës, përcjell albinfo.ch. As përpjekja e kapitenit të kombëtares, Lorik Cana përmes altoparlantit për të qetësuar ata tifozë, nuk ka pasur sukses, shkruan gazeta.

Nga 26.800 shikues, rreth 10 mijë kanë qenë shqiptarë shumica e madhe e të cilëve kanë anuar në mënyrë korrekte dhe i kanë dhënë gjallëri ndeshjes, thuhet më tutje.

Gazeta vë re se njëri nga tifozët ka arritur të fusë në stadium flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, duke dëmtuar, siüas saj imazhin e mirë të publikut dhe ndeshjes./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.