UBT

Arrestohet shqiptari në Itali, kërcënon pronarin e një lokali dhe klientët e tij

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një natë më parë në ambientet një lokali në Itali.

Bëhet me dije se një 50-vjeçar shqiptar, në gjendje të dehur ka sulmuar pronarin e lokalit iku po pinte si dhe ka ofenduar klientët e pranishëm.

Mediat italiane shkruajnë se në përpjekje për tu larguar nga lokali ai ka rrëshqitur dhe ka marrë disa dëmtime në fytyrë, por kjo nuk e ndaloi që të dilte në rrugë dhe të bërtiste.

Në një moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë, por shqiptari është nervozuar duke marrë një qëndrim agresiv dhe të egër.

Hidromorava

Më pak vështirësi efektivët kanë arritur t’i vendosin prangat dhe e kanë futur në makinë, por edhe gjatë rrugës 50-vjeçari ka goditur me shkelma xhamin e makinës.

Më vonë u zbulua se burri ishte me banim në Parma, por pa banesë fikse, i parregullt në zonë dhe me precedentë penalë për rezistencë, kërcënime ndaj një zyrtari publik si dhe për mbajtje armësh të aftë për ofendim.

Pronari i lokalit në via Emilia Lepido raportoi se njeriu në fjalë nuk është i ri në këtë lloj qëndrimi, ai ishte paraqitur edhe herë të tjera në lokal, duke iu drejtuar në mënyrë agresive klientëve dhe vetë pronarit.

/Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.