Fundamenti

Arrestohet shqiptari në Gjermani, u kap me narkotikë në vlerë 1.1 milion euro

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjatë një kontrolli të automjeteve në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia ka konfiskuar 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë të tregut të zi prej rreth 1.1 milion euro.

Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës, ka njoftuar të premten prokurori në Ellwangen dhe policia kriminale në Aalen.

Që prej një kohe të gjatë, ata e kanë pasur nën vëzhgim vozitësin shqiptar 30-vjeçar, si një anëtar i dyshuar i një bande të lëndëve narkotike nga zona e Aalen.

Uji Dea

Në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, vetura e personit ishte ndaluar qëllimshëm dhe me objektiv gjatë ditës së mërkurë në autostradën A3. 30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen. Ai është arrestuar dhe të enjten ndaj tij është lëshuar ​​një urdhërarrest, shkruan më tej Albinfo.ch.

Në rrethinën e Ludwigshafenit, ai ishte lajmëruar me identitet të rremë.

Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Që atëherë, ata kanë qenë në paraburgim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.