United Hospital

Arrestohet shqiptari me arrest ndërkombëtar, edhe pse kishte ndryshuar identitet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

As identiteti i tij i ndryshuar nuk i ka bërë punë shqiptarit të moshës 28 vjeçare për t`i ikur radarëve të hetuese ndërkombëtarë.

Kur ai po provonte që së bashku me një shoqërues të tij të transportonte nga Franca në Itali një veturë, zyrtarët e policisë i ranë në gjurmë, shkruan pnp-de.

Ata e zbuluan gjatë një kontrollimi të bërë në autostradën A8 të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. Atë ishte duke e kërkuar policia italiane me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2016.

Uji Dea

Veprat penale që i ngarkohen kanë ndodhur në vitin 2010, kur ai kishte bërë plaçkitjen me thyerje të një numri të shtëpive në Itali. Gjatë këtyre sulmeve ai vidhte në radhë të parë stoli dhe gjësende të tjera me vlerë.

Përfundimisht të martën policia ka krahasuar shenjat e tij të gishtërinjve me ato të fletarrestit të lëshuar nga Italia. Pas arrestimit, autoritetet gjermane pritet të vendosin për ekstradimin e tij në Itali.

“Sherrin” personit në fjalë ja ka parë edhe shoqëruesi i tij, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se ai po ashtu kishte kryer delikte në Itali dhe ndaj tij ishte marrë një masë ndalimi për hyrje në Zonën e Shengenit, ai hetohet për udhëtim ilegal në këtë zonë. Për këtë arsye ai është dënuar me kthim të menjëhershëm në Shqipëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.