Uji Dea

Arrestohet shqiptari, kishte porositur 100 kg marihuanë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sipas policisë së Heilbronn-it, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.

Policia kriminalistike në Heilbronn, Gjermani ka kapur një rrjet prej shtatë trafikantësh të drogës, nga mosha 31 deri 45 vjeçare. Gjashtë prej tyre ndodhen ne paraburgim, ka bërë të ditur policia të mërkurën. Te të arrestuarit janë sekuestruar më shumë se 100 kilogramë marihuanë. Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.

FITORJA

Përgjegjësit e operacionit të koduar me emrin “Schneemensch” zotëronin që në muajin shkurt indikacione se nga Kosova në Heilbronn duhej të transportohej një sasi e madhe e marihuanës. Duke u bazuar në këto informata në muajin mars ishte arrestuar një grek 29 vjeçar në Bari të Italisë, në makinën e të cilit qenë gjetur 40 kilogramë drogë.

Sasitë tjera policët i kishin gjetur në veturën e njërit nga bashkorganizatorët (17 kg) dhe në banesën e një tjetri (10.5 kg). Ndërsa 40 kilogramë tjerë hetuesit i kanë gjetur në kuadër të hetimeve te shqiptari 31 vjeçar. Policët, për shkak të hetimeve, nuk e kanë treguar emrin e saktë të vendit ku është gjetur droga.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.