RCCOLA

Arrestohet shqiptari, kapet me 2 tonë drogë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptari nuk ka pranuar të flasë për hetuesit

Media greke ka hedhur më shumë dritë mbi gjetjen e një sasie prej 1 tonësh drogë këtë të hënë në një prej ishujve grekë, e cila sipas të dhënave të deritanishme, vinte pikërisht nga dy gomonet shqiptare që shkëmbyen zjarr me autoritetet greke disa ditë më parë.

Protothema ka zbuluar detaje të reja në lidhje me kapjen e gomones së dytë të drogës, e cila arriti t’i shpëtonte policisë në aksionin e rreth 5 ditëve më parë. Gomonia është parë nga peshkatarët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë kur kanë parë dy motorët e fuqishëm që ajo mbante.

“Te dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorë 350 kuajfuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg. Menjëherë u njoftua policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar”, shkruan media greke.

UBT

Shqiptari nuk ka pranuar të flasë për hetuesit, por këta të fundit e kanë kuptuar se fjala është pikërisht për gomonen që i humbi ndjekjes policore të disa ditëve më parë. Hetuesit kanë nisur menjëherë kërkimet dhe pas disa orëve kanë arritur të gjejnë sasinë e madhe të marihuanës në një prej ishujve aty pranë.

Ajo që po hetohet ende, është fakti nëse kjo sasi është sasia e plotë që do të shkeëmbehej me heroinë në Turqi, raporton Gazeta Express.

Kujtojmë se disa ditë më parë policia greke shekmbeu zjarr me njërën nga dy gomonet që i ishin drejtuar Turqisë për trafik droge, konkretisht shkëmbimin e kanabisit nga Shqipëria, me heroinë të marrë nga Turqia, përcjell albinfo.ch.

https://www.albinfo.ch/arrestohen-shqiptari-kapet-me-2-ton-droge/